Siguri

Symantec: Cyber-sulmet e përqendruara në rritje

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Symantec: Cyber-sulmet e përqendruara në rritje

“Vitin e kaluar ishte viti i sulmeve të përqendruara të profilit të lartë. Ne do të shohim diçka të ngjashme edhe kë të vit. Madje edhe më shumë” tha për Reuters Sian John, strateg i sigurisë pranë Symantec.

Sulmet e ashtuquajtura si sulme të përqendruara arrijnë të kenë sukses pasi që shumica e konsumatorëve evitojnë të klikojnë mbi linka të dyshimta në email me spam, por për fat të keq shumica hapin skedarë që duket se arrijnë nga dërgues legjitim.

Në total, numri i sulmeve të matura me bazë në ueb është rritur 93 për qind në vitin 2010 krahasuar me një vit më parë, duke nxitur një përhapje të adresave të shkurtuara. “Vitin e kaluar, sulmuesit kanë postuar me miliona linka të këtillë të shkurtuar në faqe të rrjeteve sociale për të mashtruar viktima edhe në sulem të vjedhjes së informatave e edhe në sulme me malware, dhe në këtë formë kanë rritur në shkallë të lartë infektimin e suksesshëm” tha Symantec.

Faqet e rrjeteve sociale janë duke u bërë një platformë e rëndësishme për sulmuesit dhe kjo për shkakun se ata natyrisht ndjekin produktet që bëhen të popullarizuara në mesin e konsumatorëve. Kompania softuerike Symantec tha se sulmet në platformat mobile udhëheqëse janë gjithashtu në rrugë për të pësuar një rritje prej 42 për qind në krahasim me lëshimet mobile prej viti të kaluar.

“Platformat më të mëdha mobile më në fund po bëhen atraktive sa duhet që të kenë vëmendjen e sulmuesve” tha Symantec. “Sulmuesit vërtet po ndjekin konsumatorët edhe atje”. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>