Lajmet

Symantec: Hakerat kanë pasur akses në sektorët Evropian dhe Amerikanë të energjisë

Sep 6 2017
0 Shpërndarje
Gjatë muajit Qershor qeveria Amerikane paralajmëroi firmat industriale rreth një fushate të gjërë hakimi kundër sektorëve energjetikë dhe nuklearë. Symantec: Hakerat kanë pasur akses në sektorët Evropian dhe Amerikanë të energjisë

Hakerat kanë sulmuar kompanitë e energjisë në ShBA dhe Evropë, një fushatë e cila në disa raste ka penetruar me sukses sistemet e kontrollit raportoi firma e sigurisë Symantec.

E-mail-et e infektuara kanë qenë në qendër të sulmeve ndaj organizatave në ShBA, Turqi dhe Zvicër thuhej në raportin e publikuar të Symantec ditën e Mërkure.

Sulmet kibernetike, të cilat filluan në fund të 2015-ës dhe që kishin në shënjestër sistemet energjetikë, mund të jenë punë e një qeverie të huaj dhe një grupi hakerash që punon për ta quajtur Dragonfly, tha eksperti i sigurisë kibernetike të Symantec Eric Chien.

Gjatë muajit Qershor qeveria Amerikane paralajmëroi firmat industriale rreth një fushate të gjërë hakimi kundër sektorëve energjetikë dhe nuklearë.

Chien tha se kompanitë e sulmuara janë hakuar në nivele operacionale. Ky nivel aksesi mund të kishte shkuar deri në sabotimin e plotë të hidrocentraleve, termocentraleve dhe centraleve atomike.

Aktiviteti i grupit të hakerave Dragonfly daton që nga 2011-ta. Grupi njihet ndryshe edhe si Energetic Bear ose Koala dhe besohet se ka në përbërje ekspertë sigurie të afërt me Kremlinin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>