Biznes

Symantec kërkon shitjen e biznesit të certifikatave të sigurisë

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Symantec është në bisedime me disa kompani dhe frima private për një shitje të mundshme identitetet e të cilave nuk bëhen të ditura. Symantec  kërkon shitjen e biznesit të certifikatave të sigurisë Photo Source: Reuters

Firma e sigurisë Symantec është duke konsideruar shitjen e biznesit të saj të certifikatave e cila mund të gjenerojë 1 miliard dollar dhe të ndihmojë kompaninë të përballet me akuzat e Google.

Gjatë muajit Mars Google tha se kishte hapur një hetim ndaj dështimit të Symantec me certifikatat të cilat konfirmojnë nëse një uebsajt është i besueshëm.

Symantec i quajti deklaratat e Google të ekzagjeruara dhe keqinformuese.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Symantec është në bisedime me disa kompani dhe frima private për një shitje të mundshme identitetet e të cilave nuk bëhen të ditura.

Symantec bleu biznesin e saj të certifikatave në 2010-ën kur pagoi 1,28 miliard dollar për Verisign. Kjo njësi gjeneron 400 milion dollar të ardhura vjetore.

Në Qershor Symantec tha se ishte duke rishikuar një propozim të Google dhe kompanive të tjera të internetit për të riparuar problemet me certifikatat e sigurisë.

Në Shkurt Symantec bleu LifeLock për 2.3 miliard dollar duke zgjeruar portofolin e saj të shërbimeve për bizneset. Në Gusht të një viti më parë Symantec kishte bleu Blue Coat për 4,65 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>