Siguri

Symantec njofton klientët për vjedhjen e numrave të kredit kartave

Apr 1 2009
0 Shpërndarje
Symantec njofton klientët për vjedhjen e numrave të kredit kartave

altSymantec i ka njoftuar një numër të vogël të klientëve se numrat e tyre të kredit kartave mund të jenë vjedhur nga një qendër indiane e thirrjeve (call center) e përdorur nga ndonjë kompani e sigurisë.

Symantec i dërgoi letrat paralajmëruese pasi BBC raportoi se ka arritur të bjerë në gjurmë të numrave të kredit kartave të vjedhur nga qendra e thirrjeve të Symantec.

Sipas zëdhënësit të kompanisë Cris Paden, letrat paralajmëruese u janë dërguar 200 konsumatorëve. Shumica e të njoftuarve janë në Amerikë, por kompania bën të ditur se një numër i tyre është edhe në Britani dhe Kanada.

Akoma nuk është e qartë se si hajduti arriti t’i vjedhë numrat e kredit kartave, por duket se ai është paraqitur si ndërmjetësues, ndërsa kompania ia ka dërguar numrat përmes linqeve një punëtori në qendrën e thirrjeve që operohet nga e4e India.

Ndërkohë kompania nuk e ka bërë të ditur identitetin e punonjësit që i ka pranuar numrat e kredit kartave, pasi akoma janë duke vazhduar hetimet për të vërtetuar nëse punonjësi ka qenë fajtor ose jo.
 

 

Lajmet e fundit>