Lajmet

Symantec: Numri i sulmeve të synuara kibernetike rritet me 42%

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Symantec: Numri i sulmeve të synuara kibernetike rritet me 42%

Sipas kompanisë prodhuese të softuerëve të sigurisë Symantec përdoruesit e internetit nuk po përballen me shumë e-maile mashtruese (spam), por është vënë re rritja e sulmeve të qëllimshme me subjekt të përcaktuar.

Në raportin “Kërcënimi i sigurisë së Internetit” të publikuar nga kompania është vënë re një rënie në numrin e emaile-ve të dëmshme rreth 69% ndërkohë që në vitin 2011 kjo shifër ka qenë 75%.

Kjo vlerë e shprehur në përqindje do të thotë se çdo ditë dërgohen rreth 30 miliard mesazhe mashtruese çdo ditë.

Email-et Junk me përmbajtje materialesh porno përbëjnë rreth 55% të të gjithë mesazheve të dëmshme duke qëndruar kështu në vend të parë larg e-mailve farmaceutike.

Problem serioz përbëjnë edhe malueret të cilat hasen në çdo 291 mesazhe të postës elektronike. Rreth 23% e e-maileve kanë në përmbajtjen e tyre linke që të drejtojnë në faqe të dëmshme.

Në vitin 2012 rreth 247,350 sulme malueresh bllokohen çdo ditë.

Vitin e kaluar është vënë re një rritje me 42% e numrit të sulmeve të synuara, që do të thotë mesatarisht rreth 116 në ditë duke shkaktuar një rritje të konsiderueshme të sasisë së vjedhur të të dhënave si dhe akteve të spiunazhit industrial.

Bizneset e vogla me më pak se 250 punonjës përballeshin me më pak sulme të tilla krahasuar me biznesin e madh.

Vetëm 31% e tyre binin pre e sulmeve.

Symantec beson se shumë prej tyre nuk kanë punonjës të kualifikuar për të përballur me lehtësi këto lloj sulmesh.

Symantec theksoi se kriminelët kibernetikë gjithnjë e më tepër po përdorin një mënyrë të veçantë për të sulmuar të njohur ndryshe si “sulmi i pikës rrjedhëse” që do të thotë se kriminelët infektojnë një uebfaqe që pritet të vizitohet shpesh nga viktimat e ardhshme duke i ekspozuar ndaj maluereve sapo aksesojnë faqen.

Sulmet me anë të maluereve për pajisjet mobile janë rritur me 58% këtë vit krahasuar me vitin 2011.

Sistemi iOS i Apple është sulmuar nga 387 të tilla, një numër shumë herë më i lartë krahasuar me 13 sulmet e regjistruar nga Android.

Ky raport për Kërcënimin e Sigurisë së Internetit është bazuar në informacionin e mbledhur nga 69 milion sensorët e sulmeve në 157 shtete të ndryshme. (PCWorld Albanian)

symantec

Lajmet e fundit>