Lajmet

Symantec, PayPal dhe ImageShack në shënjestër të hakerëve

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Symantec, PayPal dhe ImageShack në shënjestër të hakerëve

Grupe të ndryshme të hakerëve thonë që kanë arritur të thyejnë serverët që i përkasin ImageShack, Symantec, PayPal dhe organizatave të tjera.

Të dielën, një grupi i hakerëve i quajtur HTP tha që kishte kompromentuar serverët e uebit, bazat e të dhënave MySQL, ruterët dhe serverët e menaxhimit të përdorura nga shërbimet për vendosje të fotografisë si ImageShack dhe yfrog.

“ImageShack ka qenë tërësisht i zotëruar, nga terreni”,- shkroi në një postim në Pastebin grupi i hakerëve. “Ne kemi pasur kontroll administrativ dhe fizik të çdo serveri dhe ruteri që ata posedojnë, për vite.”

Postimi përfshinte kodin burimor, skedarët e konfigurimit, informacionet e bazave të të dhënave dhe shumë hollësi të tjera të dyshuara të jenë marrë nga serverët e hakuar të ImageShack.

ImageShack ishte vënë në shenjestër në mënyrë që të testonte se sa e kishte forcuar ndërmarrja sigurinë e sistemeve të veta pas vuajtjes për thyerjen në siguri në vitin 2009, thanë hakerët.

ImageShack nuk dha ndonjë përgjigje për komentin. Në të njëjtin postim, HTP thotë që ka hakuar serverët që i përkasin Symantec.

Të dhënat e lëshuara përfshijnë informacione që hakerët thonë se i kanë kopjuar nga një bazë e të dhënave e Symantec, duke përfshirë emrat, e-mail adresat dhe fjalëkalimet e qindra përdoruesve.

Shumë e-mail adresa janë të domeinit @symantec.com. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>