Siguri

Symantec “siguron” Androidin

Jun 3 2010
0 Shpërndarje
Symantec “siguron” Androidin

Softueri i sigurisë për Android, i cili së shpejti do të lansohet në beta formë, ofron edhe mbrojtje nga malware e edhe mbrojtje nga wiping/locking prej së largu. Por Symantec ka thënë se nuk do të sjellë softuer të ngjashëm tek iPhone App Store.

“Android dallon nga iPhone” tha Con Mallon, drejtor i marketingut për produkte regjionale të Symantec, duke shpjeguar se mungesa e procedurës së verifikimit të aplikacioneve e bënë më të lehtë që ky sistem operativ të jetë cak për malware.

“Fokusimi primar me sigurinë e softuerit është Android” tha Mallon, kur u pyet nga PC Pro në lidhje me atë nëse është duke zhvilluar një aplikacion sigurie për iPhone, megjithëse ofron softuer për iPhone që i lejon përdoruesit të qasen në të dhëna që përkrahen nga softueri i Norton.

Softueri i sigurisë për smartphone i Symantec do të skanojë softuer të shkarkuar nga tregu i Android, duke i ndihmuar përdoruesit që të anashkalojnë aplikacione me vrima. Pakoja gjithashtu përfshin edhe një kontrollues të viruseve në kompjuter, megjithëse Mallon pranon se “nuk ka aq shumë malware për Android apo për pajisje smartphone”.

“Ndoshta do të ketë apo ndoshta jo, nuk i dihet” tha a i.

Mallon pretendon se pjesa më e dobishme e produktit të Symantec është aftësia për të bllokuar pajisjen apo për të shlyer memorien prej së largu përmes SMS. “Një smartphone Android ka shumë informata personale të ruajtura në të, dhe shumë funksionalitet” shtoi ai. “Siguria më e mirë që mund të bëjmë është të sigurojmë pajisjen”.

Norton Smartphone Security për Android do të futet në fazën beta në mes të këtij muaji, me një version të plotë që pritet të paraqitet gjatë verës. Kompania ende nuk ka bërë të ditur çmimin për këtë aplikacion.

Lajmet e fundit>