Siguri

Symantec sjellë siguri për ndërmarrjet

Feb 15 2011
0 Shpërndarje
Symantec sjellë siguri për ndërmarrjet

Në Konferencën RSA, kryetari i ndërmarrjes Symantec, CEO Enrique Salem, theksoi veçorinë e re për siguri të ndërtuar në një anë të sigurisë së softuerit të klientit që ofron një vlerësim në skanimin e 2.5 miliardë skedarëve që ndërmarrja ndjek në depon e vet të të dhënave.

“Ideja për një qasje në listën e zezë nuk do të jetë më efektive dhe njohja e bazuar në IP ku ne ndjekim IP adresat nuk është mjaft e mirë,” tha Salem. “Neve na duhet kohë e vërtetë, një ndjekje përmbajtësore që shikojnë në një varg të cilësive; gjëra si vjetërisa e skedarëve, burimi i shkarkimit, përhapja dhe i sjellë të gjitha këto gjëra së bashku.”

Vegla për të, tha Salem, ishte Endpoint Protection 12, e cila shihet si sistemi i vetëm që është i kujdesshëm në përmbajtje. Vegla e re, që është përditësimi kryesor në plaftormën Endpoint Protection në tri vite, do të të lëshohet në prill.

“Nuk ishte shumë më përpara që kur ju si profesionist të sigurisë kishit kontrollë,” tha Salem. “Ju kishit kontrollimin e desktopit, ju kishit kontrollin e bazës me të dhëna, ju kishit kontrollin mbi aplikacionet, ju kishit kontrollin mbi serverët dhe në të njëjtën masë. ju madje kishit kontrollë mbi përdorueist.”

Problemi, shtoi Salem, ishte që kontrolli ishte rrëzuar nga pajisjet e reja dhe rrugët e reja të kryerjes së biznesit. “Tani çfarë është duke ndodhur është që këto ditë kanë mbaruar, sepse të gjitha llojet e pajisjeve janë duke ardhur në zyrën tuaj: driverët për disqet USB, notebook-ët dhe shumë nga to nuk janë pajisjet tuaja. Ato janë partnerët tuaj, ata janë njerëzit që janë duke i sjellur ato në ambientin tuaj,” tha Salem. “Dhe çfarë janë duke bërë ata? Ata janë duke u qasur në emailat e korporatës, janë duke u kyçur në faqet e tyre në Facebook dhe në llogaritë e tyre në Twitter.”

Zgjidhja nga Symantec për problemin është një nismë e re e quajtur O3, që Salem e krahasoi me shtresën e ozonit të Tokës, duke e mbrojtur sipërfaqen nga forcat e jashtme. O3 është i ndërtuar në bazë të tri shtresave të sigurisë:

1. Një makinë për rregulla për përkrahje të pajisjeve të informacionit që do të mundësojnë qasjen;
2. Një përkrahje për mbrojtje që përcakton se nga cilat pajisje punëtorët marrin informacion;
3. Një shtresë për pajtueshmëri/vëzhgim për qasje dhe të kuptuarit e llojit të politikave që janë duke u përdorur.

“Kjo është qasja jonë, ky është vizioni jonë për atë se çfarë duhet bërë,” tha Salem./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>