Lajmet

Symantec zbulon 40 sulme kibernetike me mjetet e hakimit të CIA-s

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
“Është shumë e rëndësishme të kemi parasysh se CIA-s i ndalohet përgjimi elektronike ndaj individëve dhe për CIA-n diçka e tillë është e papranueshme,” u shpreh Fritz Horniak. Symantec zbulon 40 sulme kibernetike me mjetet e hakimit të CIA-s

Sulmet kibernetike të ndërmarra ndaj organizatave vitin e kaluar u realizuan përmes disa mjetesh hakimi të sofistikuara të cilat u zbuluan nga Wikileaks tha një hulumtues i Symantec ditën e Hëne.

Kjo do të thotë se sulmet me shumë gjasa janë kryer nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane CIA. Skedarët e publikuar nga Wikileaks tregonin diskutime të brendshme për mjete të ndryshme hakimi për telefonë, kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike.

Symantec tha se të paktën 40 sulme në 16 shtete të ndryshme janë realizuar përmes këtyre mjeteve. CIA ende nuk ka konfirmuar nëse dokumentet e Wikileaks janë të vërteta.

Por një zëdhënës i agjencisë është shprehur se publikimet e Wikileaks kërkojnë të dëmtojnë komunitetin e inteligjencës dhe jo vetëm që vënë në rrezik personelin por ofrojnë informacion të mjaftueshëm kundërshtarëve për të bërë dëm.

“Është shumë e rëndësishme të kemi parasysh se CIA-s i ndalohet përgjimi elektronike ndaj individëve dhe për CIA-n diçka e tillë është e papranueshme,” u shpreh Fritz Horniak.

Mjetet e CIA-s nuk kanë për qëllim përgjim masiv dhe të gjithë objektivat ishin entitete qeveritare ose kanë patur vlerë për sigurinë kombëtare, tha hulumtuesi i Symantec Eric Chien.

Sipas Symantec sektorët e shënjestruar janë sektori financiar, industria e telekomunikacionit, energjisë, hapësirës, teknologjisë së informacionit, edukimit dhe burimeve natyrore.

Përveç Evropës janë shënjestruar disa shtete në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë. Mjetet e harkimit të CIA-s datojnë që nga 2007-ta. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>