Siguri

Symantec shpalos 100 faqet më të ndyta

Nov 30 2009
0 Shpërndarje
Symantec shpalos 100 faqet më të ndyta

Lista e kësaj kompanie të sigurisë përmban faqe që janë krijuar në mënyrë të veçantë për të infektuar makinat e vizitorëve me malware që është dizajnuar të vjedh detaje personale apo të marr përsipër kontrollin mbi PC-në e infektuar.

Symantec nuk ka publikuar listën e faqeve, pasi që shumica prej tyre mund të infektojnë PC të pambrojtur thjeshtë prej momentit fillestar të vizitimit të tyre. Megjithatë, në një farë mënyrë kemi arritur të kuptojmë se për çfarë detaje bëhet fjalë.

Nëntë prej dhjetë faqeve më të rrezikshme përmbajnë përmbajtje për të rritur, kurse URL-ja e adresës së dhjetë është e lidhur me një faqe të abuzimit të fëmijëve.

Tridhjetë e shtatë prej 100 faqeve janë faqe për të rritur, disa prej të cilave kanë URL që janë variacione me dallim të vogël prej faqeve shumë të mirënjohura me përmbajtje pornografike – sigurisht një teknik për të vënë në kurth vizitorët aksidental.

Ky trik nuk është i kufizuar vetëm tek faqet për të rritur: një prej faqeve në listë ka një emër shumë të ngjashëm me një faqe shumë të njohur të thashethemeve rreth Apple, gjersa disa të tjera ndërlidhen me personat që kërkojnë HD Video apo dorëza të shtrenjta.

Numri i kërcënimeve individuale që gjendet në këto faqe është tronditës. Symantec deklaron se shumica e faqeve të rrezikshme përmbajnë mbi 86.000 kërcënime, ndërsa edhe vetë faqja numër 100 në këtë listë ka më shumë se 3.500 kërcënime. Tri të katërtat e faqeve në listë janë duke shpërndarë përmbajtjen e tyre për më shumë se gjashtë muaj, duke u sugjeruar autoriteteve se janë duke bërë shumë pak për të hetuar kërcënime të këtilla.

Symantec ka renditur Britaninë e Madhe si “vendin më të ndyrë” në Internet, bazuar në lokacionin në të cilin gjenden (hostohen) faqet e infektuara. SHBA-ja gjendet në maje të listës, ndërsa Kina, Gjermania dhe Kanada plotësojnë top pesëshen.

Lajmet e fundit>