Analiza

Symbian dhe Android do të dominojnë në treg në vitin 2014

Sep 11 2010
0 Shpërndarje
Symbian dhe Android do të dominojnë në treg në vitin 2014

Në fund të vitit 2009, Android kishte 3.9 për qind të tregut, ka raportuar një firmë kërkimore ndërsa tashmë është duke bërë përparime që të dal në krye të tregut. Gartner thotë se deri në fund të vitit 2010, Google Android do të jetë në vendin e dytë në treg pas Symbian më 17.7 për qind të tregut, në krahasim më 40.1 për qind për Symbian. Në fund të 2009-ës, Android kishte 3.9 për qind të tregut, ka raportuar një firmë kërkimore.

Këto parashikime të Gartner nuk janë shenjë e mirë për RIM Blackberry OS dhe Apple. Në fakt, Gartner beson se RIM në fund të vitit do të dalë më 17.5 për qind të tregut, ndërsa Apple do të arrijë 15.4 për qind të tregut kurse Windows Mobile tani për tani ka vetëm 4.7 për qind në treg.

Ndërsa në vitin 2014, kur Symbian dhe Android do të dominojnë, Gartner pret që Blackberry OS të ketë vetëm 11.7 për qind të tregut ndërsa Apple 14.9 për qind.

Sigurisht, që katër vite janë kohë e gjatë dhe gjërat mund të ndryshojnë kurse, askush nuk është më afër se Nokia. Dje gjithashtu kolegu im ju njoftoi se Nokia ka bërë emërimin e Stephen Elop, shef ekzekutiv të saj, i cili më parë ishte shef i një sektori të rëndësishëm pranë Microsoft. Nokia shtoi se Elop do të ndihmojë në transformimin e saj rrënjësor në aspektin softuerik e harduerik. /pcworld.al

Lajmet e fundit>