Softuer

Symbian kompleton lëvizjen drejt kodit të hapur

Feb 4 2010
0 Shpërndarje
Symbian kompleton lëvizjen drejt kodit të hapur

Më shumë se një vit pas deklarimit të planeve të saja, grupi i Nokia-ës jo-fitimprurëse ka hapur platformën para gjithkujt për çfarëdo qëllimi me lansimin e Symbian 3.  Paralajmërimi vjen katër muaj para orarit të parapara, thonë zyrtarë të fondacionit. 

Kodi burimor më parë ishte në dispozicion vetëm për anëtarët e organizatës.

Më shumë se 330 million celularë janë të bazuar në Symbian, duke e bërë atë platformën më të popullarizuar në botë. Por me rritje të konkurrencës nga Google Android – që gjithashtu është me kod të hapur  – dhe me sistemin operativ të Apple, iPhone OS – pjesëmarrja e saj në treg ka pësuar rënie. Në të vërtetë nuk ka arritur asnjëherë që të këndellet në SHBA.

Lëvizja do të duhej të ndihmojë në tërheqjen e zhvilluesve të rinj dhe në përshpejtimin e ritmit të përmirësimeve. “Zhvilluesit kudo qofshin do të duan të studiojnë Symbian, të hyjnë në të, dhe të shkruajnë aplikacione për të”, tha Eben Moglen, drejtor themelues i Software Freedom Law Center

Kod burimor do të jetë në dispozicion që nga sot në faqen e internetit të Symbian.

Pajisjet e pajisura me veristin 3.0 pritet të fillojnë të paraqiten në fund të këtij viti. Versioni i ri përfshin përkrahje për dalje HDMI, menaxhimin e përmirësuar për memorie dhe një arkitekturë të re grafike. 

“Ne besojmë se kjo do të krijojë risi të reja mbi platformën dhe do të sjellë përfitime shtesë për konsumatorët”, tha Patrik Olsson, kreu i softuerit pranë Sony Ericsson.

Lajmet e fundit>