Lajmet

Syri bionik që u jep pamje bardhë e zi të verbërve

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Syri bionik që u jep pamje bardhë e zi të verbërve

Pas shumë hipotezave dhe hamendësimeve të testuara në jo gjallesa johumane, duket se implanti i syrit bionik është bërë realitet, fillimisht në Evropë e më vonë edhe në Sh.B.A.

Këto implante mund t’u kthejnë dritën pacientëve të cilët janë plotësisht të verbër, por vetëm nëqoftëse verbëria është shkaktuar nga një defekt i retinës, si shkatërrim makular, probleme diabetike apo sëmundje të tjera të këtij lloji.

Lloji i parë i këtyre implanteve, Argus II i krijuar nga Second Sight për momentin është i disponueshëm vetëm në Evropë. Në një operacion që zgjatë 4 orë dhe që kushton rreth 115.000 dollarë, pacientëve u instalohet një antenë në pjesën e pasme të syrit si dhe një palë syze të veçanta me kamera që i japin sinjal kësaj antene.

Antena është e lidhur në retinë me 60 elektroda, duke krijuar një imazh të barabartë me 60 pikselë për ta interpretuar truri. Pacientët e parë të Argus II raportojnë se mund të shikojnë nëpërmjet formave të ndryshme dhe të dallojnë lëvizjet nëpërmjet objekteve.

Megjithatë, syri i dytë, Bio-Retina i krijuar nga Nano Retina, është edhe më ngazëllyes dhe kushton më pak, rreth 60.000 dollarë. Nuk vendos një kamerë të jashtme, por senzori vendoset brenda në sy, mbi retinë. Operacioni zgjat vetëm 30 minuta dhe mund të kryhet me anestezion lokal. Bio-Retina krijon një rezolucion 24×24 (576 pikselë) në retinën e dëmtuar, si dhe 576 elektroda në nervin optik.

Një sistem procesori konverton çdo sinjal pikseli në një puls elektrik që kodohet në mënyrë të tillë që të japë një pamje bardhë e zi.

Ekperimentet ndaj njerëzive të Bio-Retina do të fillojnë në vitin 2013. Shumë kompani po punojnë mbi këtë projekt me më shumë elektroda, duke sjellë kështu dhe një rezolucion më të lartë, por nuk duket të ketë ndonjë zhvillim të dukshëm për të krijuar imazhe me ngjyra, të paktën jo gjer më sot. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>