Analiza

System Mechanic 9: Super aksesorë për një PC Windows

Apr 14 2010
0 Shpërndarje
System Mechanic 9: Super aksesorë për një PC Windows

Me suitën e tij mund të kaloni nga gjendja “ekzekuto dhe harro” në gërmimin e niveleve më të thella dhe në modifikimin e çdo opsioni. Megjithëse programi mund të paraqesë një spektër shumë të pasur informacioni, ju zgjidhni sa shumë doni të dini.

Aftësitë e suitës e mposhtin kategorizimin standard sepse ajo kombinon shumë mjete në një paketë të vetme; defragmenton memorien, sigurohet që dokumentet e fshira janë zhdukur tërësisht, fshin faqet e përkohshme të papërdorura dhe kashetë e vjetra të web-it, optimizon ndezjen dhe më tepër.

Sa më shumë kërkoni, aq më shumë mjete gjeni. Shumë prej tipareve mund t’i gjeni edhe diku tjetër, por fakti që i keni në një paketë të vetme ju kursen mjaft kohë.
Problemi i vetëm që hasa ishte në “Kërkimin e thellë” për fajle të dyfishta, veprim që mendohet të përfundojë në pak minuta, por në fakt kërkon shumë më tepër kohë, sidomos nëse keni një hard disk shumë të madh dhe të mbushur plot, siç ishte rasti im.

Pavarësisht nga ky problem i vogël, System Mechanic 9 mbetet një suitë mjetesh e fuqishme dhe e dobishme si dhe një mënyrë për të triumfuar mbi të gjitha gjërat që mund të ulin performancën e kompjuterit tuaj.

Lajmet e fundit>