Biznes

Syzet Google Glass me numër do të vijnë në fillim të vitit 2014

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Syzet Google Glass me numër do të vijnë në fillim të vitit 2014

google glassDeri tani Google Glass është një pajisje që mund të përdoret vetëm nga ata persona që nuk mbajnë syze.

Për pjesën tjetër konsiderohet ende si një “ëndërr”. Pikërisht kjo është arsyeja pse Google po përpiqet t’i sjellë ato edhe për njerëzit që mbajnë syze, për t’i bërë ato të jenë të aksesueshme për publikun e gjerë.

Syzet smart do të ofrohen me lente me parapagesë, me numër, në fillim të vitit 2014. Kompania e ka konfirmuar lajmin që në muajin mars të këtij viti, por deri tani nuk kishte asnjë lajmërim për ndonjë partneritet të mundshëm me ndonjë kompani lentesh.

Siç shkruan Slash Gear, bëhet fjalë për një bashkëpunim me Rochester Optical, të cilët do të prodhojnë lentet e personalizuara për syzet e famshme dhe moderne Google Glass.

Nga ana tjetër, Google do të angazhohet edhe me skuadrat e marketingut dhe të teknologjisë së kësaj kompanie, duke kontribuar në sektorin e kërkim-zhvillimit për këto lloj lentesh. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>