Blog

Syzet inteligjente nga Sony do të dalin në treg në fund të marsit 2015

Sep 20 2014
0 Shpërndarje
Syzet inteligjente nga Sony do të dalin në treg në fund të marsit 2015

Me gjithë interesin për pajisjet teknologjike që mund të vishen këto muajt e fundit, ju me siguri do të mendoni se shumë kompani do të konkurrojnë syzet Google Glass, por deri më tani nuk ka ndodhur diçka e tillë.

 

Sony ka publikuar një video prezantuese ku shfaqet një pajisje e tipit SmartEyeGlass që pritet të jetë një rival tepër i fortë për syzet e Google. Pajisja e prezantuar nga Sony është “e bombarduar” me sensorë, përfshin një akselometër, kompas elektronik, sensor për ndriçimin e ambientit e shumë të tjera.

Këto syze inteligjente janë gjithashtu të pajisura me një kamerë 3 megapixel dhe një mikrofon dhe do të karikohen nga një bateri e jashtme.

Sony ka prezantuar edhe softuerët që do të përdorë në këtë pajisje dhe premton se në fund të marsit kur edhe harduerët të jenë gati, këto syze do të dalin në treg. Sony do të përdorë një ekran jeshil monokrom, ndryshe nga syzet e Google.

Ato do të funksionojnë të lidhura me pajisje Android dhe do të ofrojnë njoftime apo sugjerime navigimi.

sony-headset.0

 

Por kompania duket se nuk është plotësisht e kënaqur me modelin e krijuar dhe po kërkon ekspertë të rinj që mund të shtojnë veçori të tjera më interesante këtij modeli syzesh inteligjente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>