Harduer

Syzet nga NEC përkthejnë gjuhë të ndryshme

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
Syzet nga NEC përkthejnë gjuhë të ndryshme

TeleScouter është e bazuar përreth një kombinimi të softuerit të njohjes së zërit dhe një aplikacioni makinë-përkthyese. Një mikrofon dhe një kamerë kapin fjalitë e huaja, të cilat janë të vendosura në një kompjuter të vogël dhe që mund të vendoset në kokë, dhe pastaj i dërgojnë ato në një server në distancë.

Serveri ofron një përkthim, i cili pastaj dërgohet prapa dhe transmetohet në retinë duke “shfrytëzuar efektin pas imazhit”. Sipas kompanisë, teksti shfaqet në syze në formë të titrave, dhe në këtë mënyrë bartësi i syzeve ka ende mundësinë që të shoh personin me të cilin është duke biseduar.

NEC thekson se pajisja do të lansohet në treg gjatë vitit të ardhshëm. Fabrikat e përkthimit siç duket janë ende në faza të zhvillimit, kështu që në rend të parë pajisja të paraqitet si produkt i “hands-free”, duke iu mundësuar inxhinierëve lexime manuale dhe gjëra tjera të ngjashme. Fabrikat e plota të përkthimit do të duhej të arrijnë në treg një vit më pas.

Lajmet e fundit>