Harduer

Tabelat reklamuese të Lumia 928 dalin para vetë pajisjes

May 6 2013
0 Shpërndarje
Tabelat reklamuese të Lumia 928 dalin para vetë pajisjes

Lumia 928Nokia Lumia 28 ishte ndoshta telefoni më i vështirë për tu mbajtur sekret, pasi kemi dëgjuar për specifikat, karakteristikat, kemi dëgjuar mbi datën që do të prezantohet si dhe filmime që janë bërë me të.

Gjithsesi pavarësisht të gjitha këtyre, Nokia nuk e ka lajmëruar akoma zyrtarisht pajisjen, por nga sa është raportuar deri tani, një afishë reklamimi është parë diku.

Nga ajo që tregohet, smartfoni është ndryshe nga sa kemi parë deri tani, dhe në reklamë thuhet- “smartfoni me kamera më të mirë në drita të ulëta.”

Në tabelë gjithashtu tregohen një sërë logosh si të i Microsoft, Windows Phone si dhe Verizon.

Nëse afishimet e Lumia 928 po përgatiten që tani, është vetëm çështje kohe para se të lajmërohet zyrtarisht dhe nëse informacionet e përhapura deri tani janë të vërteta, pajisja do të ketë një ekran 4.5 inç AMOLED si dhe Xenon flash që shoqëron kamerën 8 megapiksel PureView. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>