Vëzhgim

Tabletët e parë me sistem operativ Android

Dec 20 2010
0 Shpërndarje
Tabletët e parë me sistem operativ Android

Sigurisht që të gjithë e dimë se iPad ka qenë suksesi i vitit përsa i perket tregut të ri të tablet, por kjo nuk do të thotë që ai do të mbesë pa konkurent në këtë fushë. Shumë kompani të ndryshme do të ofrojnë opsionet e tyre në këtë treg të ri.

RIM do të tërheq vëmendje me PlayBook. HP nga ana tjetër do të mburret (apo do të poshtërohet?) me WebOS tablet. Përsa i përket Microsoft, akoma ska ndonjë produkt të tillë që të mbart markën e tyre. Nga ta pritet të tregohet të paktën një strategji për mënyrën se si do të konkuroj në treg.

Por nuk është kjo risia e vitit! Ose të paktën bëma më e madhe e këtij viti është sistemi operativ Android. Ai është përshtatur për tabletët dhe quhet Honeycomb. Do të dal në treg vitin tjetër dhe çdo produes që nuk ka investuar në krijimin e një sistemi operativ të vecantë do të përdor pikërisht Honeycomb. Një list e tërë me alternativa na është dhënë për vitin e ardhshëm.

Achros me 5 alternativa (101, 70, 43, 32, 28), Asus me Glaxy Tabin 10-inchesh, Acer, Creative, Dell, Entourage, Fusion Garage, LG, Motorola, MSI, Notion Ink, Samsung, Toshiba, ViewSonic. Të gjithë kanë opsionet e tyre.
Pra siç e shohim jo vetëm prodhuesit e PC, por edhe prodhuesit e celulareve i janë futur këtij tregu duke i njohur kapacitetin. Tabletët mund të shihen si nje pajisje e ndërmjetme mes PC dhe celularit, pasi sistemet operative janë të ngjashme me celularët ndërsa hardware është më i fuqishëm, por jo aq sa një PC.

Një kompani që i mungon këtij tregu është Sony. Ata do të prodhojnë një celular PSP me bazë android por akoma sjanë shprehur për plane mbi një tablet. Gjithsesi CES ka shumë supriza dhe Sony mund të na ofrojë një prej tyre.
Keto janë tabletët që dihen se do të dalin, por pritet që shumë e shumë të tjera do të njoftohen në vazhdim. Ndoshta edhe Philips mund të na surprizojë në vend të Sony. Një prej tabletëve që kanë filluar që prej tani me reklamimet është Motorola tablet e cila së bashku me Google po bëjnë një reklamim të parakohshëm. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>