Analiza

Tablet të krahasuar kokë më kokë

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
Tablet të krahasuar kokë më kokë

Tani jemi në vitin 2011 dhe siç duket sërish do të përballemi me të njëjtin titull. “Vitit 2011 është viti i taletëve”. Deri më tani përmes lajmeve dhe analizave të ndryshme në kuadër të PCWorld Albanian ose ju kemi njoftuar për paraqitjen e një produkti të ri ose kemi prezantuar paralajmërimin për paraqitjen e një tableti të ardhshëm.

Por në një far forme pasi që vitit 2011 ka fituar sërish epitetin e vitit të tabletëve, PCWorld Albanian vendosi që para jush të sjellë një renditje të detajuar të tabletëve të cilët do të mund t’i gjeni edhe në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Disa si Apple iPad dhe Samsung Galaxy Tab, veçse kanë filluar të shiten edhe me kontrata përmes operatorëve të ndryshëm në Shqipëri, dhe shitësve lokal, ndërsa në Kosovë shitja e tyre mbetet ende në formën tradicionale. Paguaj lekun dhe merr produktin.

Më poshtë do të gjeni listën e detajuar të tabletëve më të mirë që janë të pranishëm në treg, e gjithashtu edhe një përshkrim të shkurtër. Keni parasysh se çmimet për tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë mund të ndryshojnë.

Apple iPad

Apple iPad ka qenë temë e folur shpeshherë në kuadër të PCWorld Albanian, dhe qysh prej paraqitjes së tij kjo pajisje ka shitur më shumë se 7.5 milion njësi. iPad ofrohet në versione të ndryshme me kapacitete të ndryshme të memories dhe me mundësi për tu lidhur edhe përmes ndonjë operatori për të shijuar 3G. (Kjo për Kosovë nuk vlen, ndërsa për Shqipëri po pasi që atje kemi depërtimin e 3G-së përmes Vodafone Albania). Tani për tani Apple iPad mbetet tableti dominues në këtë treg.

  Apple iPad
Sistemi Operativ iOS
Aplikacione 40.000+ përmes Apple App Store: 300,000+ të përshtatshme nga iPhone
Përkrahje për flash Jo
Multitasking Po, me versionin më të ri të iOS
Ekrani 9.7 inç (raporti 4:3), ekran IPS
Rezolucioni i ekranit 1024 x 768
Kamerë Nuk ka
Porte Apple Dock Conector
Navigim Busullë, AGPS (vetëm për versionin 3G)
Magazinim 16,32 dhe 64 GB
Wireless WiFi, Bluetooth dhe 3G (disa modele)
Jetëgjatësia e baterisë 10 orë pune dhe 1 muaj në Standby
Dimensionet 24.28 x 18.97 x 1.27 cm
Pesha 0.68 kg
Çmimi 350 deri në 800 euro (çmime të mundshme në tregje të ndryshme të botës)

Motorola Xoom

Motorola shpalosi këtë tablet në kuadër të panairit të Elektronikës Konsumuese, CES 2011 që u mbajt në Las Vegas. Tableti është i pari i llojit të tij që do të bazohet në versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 2.3 apo ndryshe edhe si Honeycomb. Ai kishte fituar edhe epitetin e më të mirit të panairit nga ana e çmimeve zyrtare. Motorola ka thënë se tableti do të jetë i pari që do të ofrohet në çerekun e parë të vitit 2011, por nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth kostos së tij.

  Motorola Xoom
Sistemi Operativ Android
Aplikacione Më shumë se 100.000 aplikacione Android
Përkrahje për flash Po
Multitasking Po
Ekrani 10.1 inç (erkan i gjerë)
Rezolucioni i ekranit 1280 x 800
Kamerë 5 MP prapa, 2MP para
Porte micro USB, HDMI video-dalje
Navigim Busullë, GPS
Magazinim 32GB, me mundësi zgjerimi përmes kartelave SD
Wireless WiFi, Bluetooth, 3G, 4G. Mund të përdoret edhe si hotspot personal
Jetëgjatësia e baterisë 10 orë pune pune duke shikuar video
Dimensionet 24. x 16.76 x 1.27 cm
Pesha 0.73 kg
Çmimi Ende nuk dihet

HP Slate

Slate ishte diskutuar qysh prej gjysmës së vitit të kaluar. Në tetor Hewlett-Packard, një prej prodhuesve më të mëdhenj të kompjuterëve në botë, dhe gjithashtu edhe një prej eksportuesve më të mëdhenj të produkteve të saja edhe në Kosovë e Shqipëri, shpalosi Slate, përkatësisht tabletin e saj të parë. Ai ka një version të përshtatur të Windows 7 për ekran të ndjeshme në prekje dhe është i dedikuar për përdoruesit në nivel të bizneseve. Kjo edhe e shpjegon çmimin bazë prej 800$.

  HP Slate
Sistemi Operativ Windows 7
Aplikacione Shumica e programeve të Windows funksionojnë edhe këtu
Përkrahje për flash Po
Multitasking Po, punon në Windows
Ekrani 8.9 inç (erkan i gjerë)
Rezolucioni i ekranit 1024 x 600
Kamerë VGA ueb kamerë për video-konferenca, 3MP prapa për fotografi
Porte USB
Navigim Nuk ka
Magazinim 64 GB
Wireless WiFi, Bluetooth
Jetëgjatësia e baterisë 5 orë
Dimensionet 15.11 x 23.39 x 1.47 cm
Pesha 0.68 kg
Çmimi prej 600 euro e më shumë

Dell Streak

Dell ishte një prej prodhuesve të parë të kompjuterëve që i është kundërpërgjigjur iPad-it, dke paraqitur Streak në muajin gusht. Streak ka një ekran 5 inç, që është më i vogël se ekranet e zakonshme të tabletëve prej 8 deri në 10 inç. Me dimensione të këtilla, Streak futet në zonën mes tabletë kompjuterëve dhe celularëve të mençur.

  Dell Streak
Sistemi Operativ Android
Aplikacione Më shumë se 100.000 aplikacione Android
Përkrahje për flash Po
Multitasking Po
Ekrani 5 inç TFT LCD
Rezolucioni i ekranit 800 x 400
Kamerë VGA ueb kamerë për video-konferenca, 5MP prapa për fotografi
Porte USB
Navigim Busullë, GPS
Magazinim 16GB të integruar, mund të zgjerohet me microSD
Wireless WiFi, Bluetooth, 3G
Jetëgjatësia e baterisë 10 orë kohë bisede, 400 orë Standby
Dimensionet 15.24 x 7.87 x 1.02 cm
Pesha 0.22 kg
Çmimi prej 450 euro e më shumë

BlackBerry PlayBook

Duke refuzuar atë që të shfaqin dominimin në tregun e tabletëve prodhues si Apple, Google e Microsoft, prodhuesi i celularëve të mençur Research In Motion ka qenë duke zhvilluar një tablet të quajtur PlayBook, i cili është edhe pjesë e linjës së pajisjeve BlackBerry. PlayBook do të paraqitet gjatë këtij viti, megjithëse R.I.M veçse ka prezantuar një prototip të tij. Pritet përkrahje e plotë për Flash për shfletim në ueb, përshtatje me serverët e korporatës dhe veçori të avancuara të sigurisë.

  BlackBerry PlayBook
Sistemi Operativ BlackBerry Tablet OS
Aplikacione Aplikacione të dedikuara për PlayBook përmes BlackBerry App World
Përkrahje për flash Po
Multitasking Po
Ekrani 7 inç LCD (ekran i gjerë)
Rezolucioni i ekranit 1024 x 600
Kamerë 3MP ueb kamerë për video-konferenca, 5MP prapa për fotografi
Porte USB, HDMI video dalje
Navigim Nuk ka
Magazinim 16, 32 ose 64 GB
Wireless WiFi, Bluetooth, 3G
Jetëgjatësia e baterisë Nuk dihet
Dimensionet 12.95 x 19.3 x 1.02 cm
Pesha 0.41 kg
Çmimi nuk dihet

Samsung Galaxy Tab

Sali Berisha realizoi video-thirrjen e parë përmes shërbimit 3G në Shqipëri, duke përdorur një Samsung Galaxy Tab, e në anën tjetër analistë të shumtë të tregut thonë se tani për tani ky është konkurrenti më serioz që ka Apple iPad. Ai funksionon me të gjithë operatorët, bazohet në Android 2.2 dhe sjellë veçori të shumta si navigim për çdo kthesë, diktim me zë, përkrahje për Flash, etj. Çmimet e tij dallojnë prej 400 deri në 600 dollarë në Amerikë, ndërsa çmimi i tij në Shqipëri është dukshëm më i lartë

  BlackBerry PlayBook
Sistemi Operativ Android
Aplikacione Më shumë se 100.000 aplikacione Android
Përkrahje për flash Po
Multitasking Po
Ekrani 7 inç TFT LCD (ekran i gjerë)
Rezolucioni i ekranit 1024 x 600
Kamerë 1.3 MP ueb kamerë për video-konferenca,3MP prapa për fotografi
Porte USB
Navigim Busullë, GPS
Magazinim 16GB të integruar, mund të bëhet zgjerim me MicroSD
Wireless WiFi, Bluetooth, 3G
Jetëgjatësia e baterisë 7 orë
Dimensionet 18.99 x 12.03 x 1.19 cm
Pesha 0.36 kg
Çmimi 500 euro apo më shumë

Lajmet e fundit>