Harduer

Tabletët e rinj Lenovo kanë Android 4.2, procesorë me katër bërthama

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Tabletët e rinj Lenovo kanë Android 4.2, procesorë me katër bërthama

Lenovo ka prezantuar tabletët 7-inç dhe 10-inç me procesor me katër bërthama dhe me versionin e fundit të Google Android 4.2, duke u bërë një nga kompanitë e pakta që e ofrojnë këtë sistem në tabletë. Tableti S6000 ka një ekran 10-inç edhe është quajtur si “qendër mobile argëtimi” nga Lenovo.

Tableti A3000 me një ekran 7-inç është për blerësit me njohuri fillestare. Tabletët do të jenë në tregun botëror gjatë gjysmës së dytë të vitit, edhe pse çmimi akoma nuk është specifikuar. Edhe kjo kompani si plot kompani të tjera do ta prezantojnë produktin në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë këtë javë. Tabletët kanë procesor me katër bërthama MediaTek’s MTK 8389/8125 me shpejtësi 1.2GHz, me një kamera të pasme 5 megapixel dhe një kamera 0.5 megapixel në front.

Lidhje opsionale HSPA+ dhe karakteristika multimediale. Tabletët e Lenovo janë pjesë e një tregu tabletësh me shumë sisteme operative. Lenovo ofron një shumëllojshmëri tabletësh Android, dhe gjithashtu edhe Windows 8 edhe tabletë RT si pjesë e linjave të produkteve IdeaPad edhe ThinkPadw

Tableti S6000 ka një profil shumë delikat, tha Lenovo, dhe një ekran që mund të shfaq imazhe me një rezolucion 1280-800 pixel. Jetëgjatësia e baterisë me Wi-Fi shkon në tetë orë edhe peshon 560 gram me një hollësi prej 8.6 milimetra.

Ndërsa tableti A3000 përfshin një çip me katër bërthama në një tablet 7-inç, njësoj si tableti Nexus 7 e Google. Tableti ka një ekran me 1024-600 pixel dhe është më i trashë se S6000, 11 milimetra, por më i lehtë në 340 gram. Tableti përfshin gjithë veçoritë multimediale të gjetura në një pajisje 10-inç tha Lenovo.

Lenovo gjithashtu prezantoi A1000 që ka një platformë Androidi më të vjetër 4.1 edhe ka një procesor me dy bërthama. Karakteristika unike e këtij tableti është teknologjia audio Dolby Digital tek bokset për një dëgjim më të mirë.

Tabletët gjithashtu kanë edhe një vend për mikro-kartë SD për një zgjerueshmëri të hapësirës ruajtëse. Përdoruesti mund të zgjedhin një shërbim të quajtur Lenovo Mobile Access, që do të ofrojë një akses në Internet nëpërmjet HSPA+ ose Wi-Fi. Gjithashtu mund të regjistrohen për plane të dhënash që mund të rinovohet. Ky shërbim është në treg në shtetet perëndimore të Europës. (PCWorld Albanian)

Lenovo S6000

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>