Harduer

Tabletët e Sony do të ofrohen në versione 16GB dhe 32GB

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
Tabletët e Sony do të ofrohen në versione 16GB dhe 32GB

Sipas një lajmi të postuar gjatë të hënës tableti S1 do të paraqitet në treg në versione 16GB dhe 32GB, ndërsa secili model do të ketë Wi-Fi por me kërkesën e konsumatorit do të mund të paguhet një shumë ekstra për të mbështetur edhe 3G. S2 që është tableti tjetër “clamshell” do të ofrohet gjithashtu në të njëjtin kapacitet dhe me të njëjtat opsione, Wi-Fi e 3G.

CNET ka theksuar se jetëgjatësia e baterisë së S1 do të jetë e krahasueshme me atë të iPad 2, ndërsa ata që do të blejnë S2 do të kenë bateri paksa më të dobët për shkak të dy ekraneve si rrjedhojë e dizajnit “clamshell”.

S1 dhe S2 pritet të paraqiten në fillim të shtatorit, vetëm pak para panairit IFA që mbahet në Berlin. Sony ka gjasa që t’i paraqes me disa emra tjerë këto pajisje në treg, megjithëse mund të ndodh që të mos ketë fare ndryshime në këtë aspekt.

Tabletët siç e dini kanë Android 3.0 me një ndërfaqe të veçantë të punuar nga Sony dhe përveç kësaj ka edhe veçori të ndërlidhura me shërbimet e ofruara nga Sony. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>