Harduer

Tabletët gjigandë – Një ide e që i pëlqen HP-së

May 25 2013
0 Shpërndarje
Tabletët gjigandë – Një ide e që i pëlqen HP-së

Windows 8 ka sjellë krijimin e një kategorie të re në botën e teknologjisë: tabletët “monster”. Vjeshtën e kaluar Sony prezantoi Sony Tap 20.

Menjëherë pas tij, rrugën e tabletëve gjigandë e ndoqën edhe kompani të tjera, përfshi HP-në me tabletin e vet Rove 20. Pse pikërisht Rove (rondelë)? Për arsyen se mund të bëjë pikërisht atë gjë,të merret kudo me vete.

Tableti ka ekran 20 inç, është totalisht portabël dhe bateria zgjat pothuajse 4 orë. Përmes mobilitetit të vet dhe ndërfaqes multi-touch (10 gishta) nuk është thjesht një tablet, por mund të quhet më tepër një all-in-one PC.

Tableti ka një nyje e cila të ndihmon ta mbash në çdo lloj pozicioni të mundshëm, në varësi të punës që ke për të bërë në të.

Rove 20 nuk do të jetë i disponueshëm të paktën deri në korrik. Një nga arsyet është se kompania po pret për procesorët e fundit nga Intel, çipet e gjeneratës së katërt “Haswell”. Ato priten të hyjnë në treg muajin e ardhshëm. Rove do të përmbajë gjithashtu një çip të posaçëm për Ultrabook-ë dhe hibridë së bashku me grafikat HD nga Intel.

Hapësira e kujtesës është 1 TB, ndërkohë që ofrohet edhe një solid-state drive prej 8 GB për veprime më të shkurtra me memorien. Tableti përmban gjithashtu Wi-Fi e fundit (802.11ac) si dhe WiDi për ta përdorur si një ekran wireless për telefonin apo tabletët.

Për çmimin nuk ka një deklaratë zyrtare megjithatë HP është shprehur se do të jetë rreth 1000 $. (PCWorld Albanian)

tablet hp

Lajmet e fundit>