Harduer

Tabletët Microsoft Surface mund të njihen me emrin “Lumia”

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Tabletët Microsoft Surface mund të njihen me emrin “Lumia”

microsoft-surface-pro-3__35-640x426Disa muaj më parë Microsoft kreu një blerje prej 7 miliardë dollarësh në seksionin e pajisjeve dhe shërbimeve të kompanisë Nokia.

Qarkullojnë fjalë se Microsoft do të bëjë ndryshime rrënjësore në pajisjet e tyre teknologjike. Një ndryshim ka të bëjë me ndërrimin e markës për tabletët nga “Surface” në “Lumia”, emri i cili njihet nga celularët inteligjent me sistem operimi Windows Phone.

Thuhet se Microsoft është në fazën finale të licencimit dhe sjelljen në jetë të bashkëpunimit me markën Nokia edhe për telefonët e saj inteligjentë. Kompania tha se do të bëhet një ndryshim, sapo të përfundonte blerja.

Shumë menduan se do të ishte Microsoft Mobile, por ishte thjesht për të ndihmuar në procesin e blerjes. Nëse këto ndryshime do të përfundohen me sukses, atëherë telefonët inteligjentë do të shiten me markën “Nokia nga Microsoft”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>