Biznes

Tabletët preferohen më shumë se PC-të për festat e fundvitit

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Tabletët preferohen më shumë se PC-të për festat e fundvitit

Sipas një sondazhi të realizuar nga PriceGrabber, në listat e dëshirave të këtij fundviti, mund të mos ketë lajme të mira për prodhuesit e PC-ve.

Të pyetur nëse do të dëshironin më tepër një tablet apo PC si dhuratë për festa, 59% e të anketuarve zgjodhën tabletin. Kur u pyetën për llojin e tabletit që do të donin, 63% u përgjigjën se donin një iPad 3 apo 4, ndërsa 24% preferonin një iPad mini.

Megjithatë, jo gjithçka rrotullohet rreth Apple. 22% e të pyeturve thanë se do të pëlqenin një Samsung Galaxy Note Tab ndërsa 20% shpresonin për një Amazon Kindle Fire HD. 13% i fundit i përkiste tabletit të ri të Microsoft-it, Surface.

“Tabletët vazhdojnë të pësojnë rritje në popullaritet për dhuratat e festave, veçanërisht ato që kanë çmime nga 200 deri në 300 $”,- u shpreh Rojeh Avanesian, zëvendës president në PriceGrabber. “Presim që këtë vit të ketë blerje të mëdha në kategorinë e tabletëve.”

Gartner: Dërgesat për shitje të PC-ve kanë pësuar rënie vit pas viti

Por këto përfundime nuk janë të mira për tregun e PC-ve, i cili është ndeshur me vështirësi vitin e fundit pikërisht për këtë arsye.

Firma hulumtuese Gartner deklaroi muajin e kaluar se dërgesat për shitje të PC-ve ranë globalisht me 8.3% vit pas viti. Në tremujorin e tretë të vitit 2012, u shpërndanë tek shitësit 87.5 milionë njësi.

Në sondazhin e PriceGrabber morën pjesë 1475 blerës amerikanë (online).

Lidhur me tabletët me çmim të ulët, rezultoi se iPad mini është më i preferuari (45% kanë zgjedhur atë në krye të listës së dëshirave për këtë fundvit).

Ata dëshmuan gjithashtu se çmimi më i ulët i iPad mini-t, krahasuar me iPad-in origjinal është një nga arsyet themelore të zgjedhjes së tyre (38%).

Një arsye tjetër ishte edhe ekrani më i vogël dhe portabiliteti (47%). E dyta në rradhe ishte Kindle Fire HD e Amazon-it me 27% ndërsa vendi i tretë ndahet ngushtë mes Google Nexus 7 dhe Amazon Kindle Fire me 19%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>