Harduer

Tabletët Surface shfaqen në Amazon

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
Tabletët Surface shfaqen në Amazon

Faqja gjermane e Amazon ofron 5 modele të tabletëve të rinj Surface të Microsoft, përfshirë këtu edhe një model më kapacitet më të vogël ruajtjeje prej 32GB.

Faqet e produkteve Surface nuk ofrojnë çmime apo ndonjë datë rreth lansimit të pajisjes, por thjeshtë drejtojnë përdoruesit të regjistrohen nëpërmjet emaiit që ata të njoftohen kur produktet të jenë në dispozicion. Katër nga tabletët 10.6 inçësh përputhen me modelet dhe specifikat e Microsoft Surface të shfaqura gjatë paraqitjes së produktit.

Tabletët Windows 8 Pro

Dy tabletët Windows 8 Pro që janë prezantuar më herët nga Microsoft, gjithashtu gjenden në këtë listë: njëri me memorje 64GB dhe tjetri me 128GB. Tabletët Surface Pro vijnë me procesor Ivy Bridge Intel Core i5 dhe një version të plotë të Windows 8. Pritet që tabletët Surface me Windows 8 Pro të kushtojnë më shtrenjtë se tabletët e zakonshëm, dhe ultrabookët që janë konkurruesi kryesor i Surface Pro.

Sipas The Next Web, burime të afërta me Microsoft pohojnë se Surface Pro do të nisë me një çmim prej 999 dollarësh, (ndërsa Surface RT 599 dollarë). Kjo në fakt do të bëjë Surface Pro 64GB më të shtrenjtë për qindra dollarë për dallim nga ultrabookët e lansuar së fundmi që kanë një çmim mes 599- 799 dollarë.

Gjithashtu Amazon ka zbuluar një model Surface Pro 32GB, që mesa duket posedon të njëjtin procesor apo karakteristika të tjera të ngjashme harduerike (ekran Full HD, USB 3.0 etj.). Edhe pse ende nuk ka ndonjë çmim në dispozicion, modeli 32GB pritet të kushtoj lirë, dhe mund të bëjë që çmimet e laptopëve dhe ultrabookëve të ulen edhe më.

Tabletët Surface katërbërthamësh

Modelet e shfaqura në faqen e Amazon janë ato të Surface RT me procesorë Nivida 3 katërbërthamësh, njëri me memorje 32GB dhe tjetri me 64GB. Edhe pse faqja gjermane e Amazon nuk rendit specifika tjera të detajuara për tabletët Surface RT, nga lajmet e kaluara ne dijmë se këto modelet RT të tabletëve Surface janë më të holla dhe më të lehta se modelet tjera që punojnë me Windows 8. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>