Harduer

Tableti 20 inç i Panasonic do të ketë rezolucion 3840×2560

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Tableti 20 inç i Panasonic do të ketë rezolucion 3840×2560

Tablet 20 icnNë CES 2013 Panasonic i befasoj të gjithë duke prezantuar një tablet 20 inç, që kishte rezolucion 4K.

Rreth kësaj pajisjeje nuk u dha asnjë informacion shtesë në atë kohë, por të hënën Microsoft-i zbuloi diçka rreth tabletit me sistem operativ Windows 8.

Në një blog të vetin kompania tha se tableti do të ketë rezolucion 3840×2560, që është pak më i madhe se 4K, dhe se gjithashtu tableti do të ketë përmasa 15×10.

Autori i blogut tha se iu dha mundësia ta provonte dhe se u mahnit se sa i lehtë ishte, pavarësisht madhësisë që kishte.

Detaje rreth datës që do të dalë në treg nuk ka akoma, por Microsoft-i e ka klasifikuar vetëm me fjalën “së shpejti”. (PCWorld Albanian)

 

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>