Harduer

Tableti 20 inç i Panasonic me Windows 8 mund të vijë këtë verë

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Tableti 20 inç i Panasonic me Windows 8 mund të vijë këtë verë

panasonicNë CES 2013 në janar Panasonic prezantoi një risi interesante në tabletët Windows 8, një produkt me ekran 20 inç në të cilin kompania thotë se ka mbështetje rezolucioni 4K.

Në atë kohë kompania nuk tha një datë nxjerrjeje për këtë pajisje mbresëlënëse.

Ndërkohë Japan Times raporton se Panasonic do ta nxjerrë tabletin e vet 20 inç diku në mes të kësaj vere. Pajisja do të shitet fillimisht si produkt biznesi. Gjithsesi çmimi nuk u bë i ditur.

Panasonic në janar tha se tableti do të vinte me disa funksione të veçanta që do ta bënin punën shumë interesante. Ish- kryetari i Microsoft Windows Division, Steven Sinofsky ishte shumë i mahnitur nga një demo e pajisjes.

Ai tha se realizimi i AutoCad në vlera të vërteta ishte një mrekulli teknologjie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>