Harduer

Tableti Amplify i projektuar për përmirësimin e arsimimit të fëmijëve

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Tableti Amplify i projektuar për përmirësimin e arsimimit të fëmijëve

Amplify tabletNews Corporation ka përqëndruar vëmendjen tek integrimi i teknologjisë në botën e fëmijëve.

Kompania ka menduar të realizojë këtë gjë me prodhimin e një tableti të ri që supozohet t’iu vijë në ndihmë fëmijëve të vegjël deri në moshën 12 vjeç për të lehtësuar procesin e të mësuarit.

Tableti Amplify do të ketë një sistem operativ Android 4.2 (Jelly Bean) , monitor 10 inç, procesor Nvidia Tegra 3 quad core me një çmim fillestar prej 300 $. Në të do të ketë programe të instaluara që janë ideuar për një arsimim më cilësor të fëmijëve si dhe materiale udhëzues për mësuesit.

Tableti Amplify mund të sigurohet nga shkollat dhe kushton 349 $ në qoftë se blihet versioni që suporton teknologjinë e internetit 4G LTE.

Abonimi 1 vjeçar i materialeve kushton vetëm 99 $.

Kompania synon që të analizojë suksesin e arritur në arsimim nga përdorimi i produkteve dixhitale si dhe të krijojë një program mësimor të dixhitalizuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>