Harduer

Tableti Blackberry PlayBook 3G+ , i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Tableti Blackberry PlayBook 3G+ , i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar

Ka kaluar rreth një vit që kur dëgjuam për herë të parë mbi planet e RIM për lançimin e një 3G PlayBook. Mesa duket, produkti është tashmë gati.

Ai është i disponueshëm në uebfaqen e BlackBerry-t në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht, që nga ajo kohë, karakteristikat që janë menduar të përfshihen në të janë përmirësuar dhe ky model është një version LTE.

Nëse jetoni në Mbretërinë e Bashkuar, mund ta porositni që tani. Ashtu si shumë tabletë të tjerë me LTE, ai ka 32 GB hapësirë të brendshme, 1 GB RAM dhe një procesor 1.5GHz (fillimisht ishte menduar 1.0GHz).

Bateria thuhet se mban deri në 10 orë. Ekrani është 7 inç dhe peshon rreth 500 gram.

Çmimi është rreth 420 £. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>