Harduer

Tableti hibridi i Asus shitet tërësisht në Britani të Madhe

Apr 18 2011
0 Shpërndarje
Tableti hibridi i Asus shitet tërësisht në Britani të Madhe

Asus Eee Pad Transformer mund të jetë shumë më i kërkuar sesa që ka paramenduar vet Asus. Sipas prodhuesit të saj “kërkesa ka qenë larg parashikimeve”, dhe grumbujt e parë të dërguar për shitje në Britaninë e Madhe janë shitur tërësisht.

Por a mund të thuhet se kjo është një shenjë se një konkurrentë i denjë për iPad/iPad 2 më në fund është paraqitur në skenë apo se kjo është thjeshtë një fushatë mediale për të rritur interesin e publikut dhe për të menaxhuar pritjet prej tregut?

Mund të jenë me ndikim të dy aspektet, por mos harroni se ky është një tablet 10.1 inç që ofron specifikat më të fundit (Honeycomb OS, Nvidia Tegra 2 me dy bërthama, HD ekran), si dhe fleksibilitet të ngjashëm me laptop me lidhje të plotë për tastierë QWERTY.

Çmimi konkurrues pritet që gjithashtu të jetë një faktorë me ndikim në treg. Sipas burimeve të IDG në SHBA njësia në formë hibride mund të shitet për 499$ që është sërish më lirë se iPad 2. Asus ka theksuar se stoku do të mbushet dhe do të jetë më i madh edhe në Britani të madhe sërish ka fundi i muajit prill, ndërsa në SHBA ende pritet të bëhet debutimi dhe ka gjasa që të ketë kërkesa të larta të të njëjtit nivel. Megjithëse kjo mbetet të shihet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>