Harduer

Tableti i parë Tango për përdorim komercial do të prodhohet nga LG

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Tableti i parë Tango për përdorim komercial do të prodhohet nga LG

LG-Logo-aa-600px-2Kur fillimisht dëgjuam për Projektin Tango nuk mundëm të jepnim të dhëna, por ishim të impresionuar dhe entuziastë. Nuk ka asnjë dyshim se përfshirja e teknologjisë 3D me anë të sensorëve është e madhe në projekte të avancuara si programi robotik i NASA SPHERES, po tashmë do të jetë edhe për përdorim komercial. Gjatë sesionit I/O të Google u zbulua se produkti i parë i këtij lloji do të ofrohet në fillim të viti 2015. Ajo që është interesante është se pajisja do të prodhohet nga LG.

Google nuk hyri në detaje se kur ky tablet do të vijë saktësisht, sa do të kushtojë apo dhe çfarë hardueri do të ofrojë. Tableti i parë Tango (për zhvilluesit) fuqizohej nga një procesor Tegra K1 i Nividia-s, kështu që mbase diçka e ngjashme po vjen në çmim më të ulët. Lajmet gjithashtu thonë se sensorët e Tango-s do të përdoren në lojën Zombie Gunship që do të prezantohet dhe në një video më poshtë keni një demo të saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>