Harduer

Tableti i ri i Google, Nexus 9 mund të vijë më 15 tetor

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Tableti i ri i Google, Nexus 9 mund të vijë më 15 tetor

nexus9Kompania Google mund të lançojë tabletin e saj të ri më 15 tetor, vetëm një ditë para se Apple të mbajë eventin ku do të prezantojë serinë e re të iPad-eve të saj, sipas një raporti nga Bright Side of News.

Raporti gjithashtu tregon diçka për tabletin, i cili supozohet të quhet Nexus 9, do të kushtojë 399 $ dhe do të jetë i disponueshmë në treg më 3 nëntor.

Ashtu si dhe raportet e mëparshëm kanë treguar, Bright Side of News thotë gjithashtu se HTC do të ndërtojë tabletin e ri të Google. Edhe pse kemi dëgjuar dhe më parë fjalë rreth mbërritjes së Nexus 9, është hera e parë që dëgjojmë një raport të qartë në lidhje me çmimin.

Nexus 9 pritet të ketë një ekran 9 inç me rezolucion 2560×1440 dhe një procesor Nvidia K1. Nuk do të jetë diçka e papritur nëqoftëse Google do të sjellë disa tabletë këtë muaj. Vitin e kaluar, Google lancoi Android 4.4 KitKat dhe smartfonin Nexus 5 në fund të muajit tetor, kështu që është e mundur që dhe këtë vit të bëjë të njëjtën gjë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>