Harduer

Tableti i ri nga Amazon Kindle Fire HDX do ketë çmimin 139 $

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
Tableti i ri nga Amazon Kindle Fire HDX do ketë çmimin 139 $

Kompania Amazon është duke hedhur në treg një tablet të ri Kindle Fire HDX që ka të përditësuar gjithçka.

Por nga ana tjetër tableti i lëshuar vitin e kaluar Kindle Fire HD nuk është duke u larguar edhe për një kohë nga tregu.

Në fakt, ndërmarrja lajmëroi që është duke e përditësuar tabletin dhe duke e ulur çmimin në 139 dollarë, një çmim i ulët, e po ashtu edhe tablet sfidues. Kindle Fire HD i ri ka një ekran prej 7 inç, me paraqitje prej 1280 x 800 piksellë, procesor më të shpejt dy-bërthamorë me 1.5GHz dhe altoparlantë me stereo të dyfishtë.

Nuk do të jetë sfidë e madhe për Nexus 7 të ri, por për gati 100 dollarë më lirë, me siguri që është një alternativë e duhur për dikë që kërkon një tablet që ka çmim të ulët. Kindle Fire HD i ri është më i hollë dhe më i lehtë për t’u bartur dhe ka një dizajn të ri industrial me skaje të pjerrëta.

Ai po ashtu vjen me një softuer të ri Fire OS 3.0 i bazuar në Android dhe përfshin përmirësime në veçoritë X-Ray dhe veçoritë e tjera të Kindle.

Fire HD nuk e ka veçorinë e re për ndihmë në kohë reale, por ai iu mundëson përdoruesve që të shohin aplikacionet e tyre në një rrjet në vend të paraqitjes tradicionale që ishte në Kindle.

Amazon thotë që Fireo OS 3.0 ofron reagim të përmirësuar në prekje në krahasim me Android-in standard falë përmirësimeve të pakta në “gjendjen e fshehtë” të prekjes. (PCWorld Albanian)

anazone tablet

Lajmet e fundit>