Harduer

Tableti i ri Nook me disk prej 8GB

Feb 22 2012
0 Shpërndarje
Tableti i ri Nook me disk prej 8GB

BN qartësisht është duke provuar të kapë tregun që Kindle Fire që kushton më lirë e ka pasur gjatë muajve të fundit, por përpjekjet e tyre nuk janë pa ndonjë pasojë. Sa i përket zvogëlimit të memories, tableti i ri Nook tani ka vetëm gjysmën e RAM-it të versionit origjinal.

Me vetëm 512MB RAMblerësit do të mund të përfundonin me një pajisje që nuk është aq e thjeshtë sa origjinali.

Amazon së fundi lajmëroi rritjet e vit-për-vitshme të shitjes së tabletit të vet Kindle dhe BN duhej të reagonte përpara se tregu të cilin ata e krijuan me Nook Color origjinal të mbizotërohej tërërisht nga Amazon. Për të përkrahur vendin e tyre çmimi i Nook Color ka rënë në 169 dollarë, aq lirë sa konsumatorët mund të gjejnë një tablet/eLexues hibrid që lehtësisht hakohet.

Amazon ende posedon hapësirën e poshtme të eReader me Kindle e vet që mbështet reklamat prej 79 dollarëve, por prodhimi i ndryshuar i BN tani ofron një konkurrencë të ashpër./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>