Harduer

Tableti Kindle Fire 2 nis shitjet në korrik

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Tableti Kindle Fire 2 nis shitjet në korrik

Prurjet e reja dhe tabletët me kosto të ulët po fillojnë ta godasin tregun, dhe këtë po e bënë pikërisht Kindle Fire i Amazon, që aktualisht është tableti i dytë më i shitur në botë pas Apple iPad.

Quajeni eBook apo tablet si të doni, por pajisja po shitet në çdo kategori dhe po arrin sukses të madh në treg, dhe Amazon për këtë nuk po qëndron duarkryq. Në të kundërt, ka fjalë që tregojnë për daljen në treg të aparatit Kindle Fire 2 gjatë muajit korrik.

Lajmi për lansimin e gjeneratës së dytë të Kindle Fire vjen nga CNet, e cila ka thënë se Amazon do të filloj shitjet më 31 korrik.

Gjithashtu ka patur edhe tashetheme tjera për Kindle Fire, ku thuhet se do të ulë çmimin e tabletëve të saj aktual në 149$, kurse modeli i ri do të kushtoj 199$.

Duket se Amazon po kërkon të ndjekë gjurmët e Apple, e cila shikon gjeneratën e ardhshme të aparateve me karakteristika të azhurnuara dhe rritje në harduerë pa e rritur çmimin.

Kjo do të ishte një lëvizje e mençur nga Amazon, që aktualisht dominon sektorin e tabletëve me çmimin më të ulët në treg. (PCworld Albanian)

Lajmet e fundit>