Harduer

Tableti madhor i Panasonic arrin në SHBA gjatë janarit

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Tableti madhor i Panasonic arrin në SHBA gjatë janarit

Panasonic_tablet_2_cropped_610x362Tableti 4K prej 20 inç i Panasonic, që ishte shpalosur së pari në CES, mund të shkojë në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm.

Toughpad 4K UT-MB5 i Panasonic, sipas një raporti nga Engadget, do të dalë në shitje në SHBA në muajin janar në çmimin prej 6 mijë dollarësh.

Ndërmarrja japoneze tashmë kishte lajmëruar që kjo pajisje që paraqet një pamje me cilësi të lartë do të jetë në dispozicion në Evropë në muajin nëntor.

Tableti ka një paraqitje prej 3,840×2,560 piksellë dhe, sipas Panasonic, paneli i tij IPS Alpha LCD pranon “shumë prekje në 10 pika” të ekranit dhe ka një laps unik për shkrim natyral.

Tableti përdor Windows 8.1 Pro dhe ka një procesor Intel Core i5. Ai vjen po ashtu me 8 GB RAM dhe ka një disk prej 256 GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>