Harduer

Tableti Nexus 7 i ri pritet të prezantohet javës tjetër

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Tableti Nexus 7 i ri pritet të prezantohet javës tjetër

Google pritet të prezantojë tabletin e saj të ri Nexus 7 javën që vjen.

Është pretenduar që në prill nga Reuters për një prezantim të Nexus 7 në korrik, gjithashtu që bashkëpunëtori i Google do të jetë Asus, prodhuesi i pajisjeve.

Të dyja kompanitë priten të shesin më shumë se 8 milionë tabletë këtë vit. Specifikime të mëtejshme për tabletin mund të përfshijnë ekrane 7-inç dhe një imazh me një rezolucion prej 1920 me 1200 pixel, një procesor me dy bërthama Snapdragon 600 të Qualcomm, një RAM 2 GB, një kamerë nga mprapa 5 Megapixel, dhe gjithashtu mund të ketë edhe një karikim me anë të rrjetit pa tel.

Për çmimin nuk dihet asnjë gjë konkrete. Google mund të ofrojë të njëjtin çmim si Nexus 7 i mëparshëm , 200 $ me 16 GB dhe 250 $ me 332 GB, por një raport i ri nga Android Central pretendon se çmimet më të larta do të jenë 229 $ për 16 GB dhe 269 $ për 32 GB.

Një gjë tjetër që mund ti bashkëngjitet prezantimit të Nexus 7 , pritet të jetë edhe Android 4.3. (PCWorld Albanian)

google invite

Lajmet e fundit>