Harduer

Tableti Nexus 9 i disponueshëm për porositje

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Tableti Nexus 9 i disponueshëm për porositje

N9-grid1-l.0.0_standard_800.0Tableti i ri i Google, Nexus 9, tashmë është i disponueshëm për tu porositur nga HTC-ja, Amazon, Best Buy dhe Play Store si dhe porositjet do të dërgohen duke filluar nga data 3 nëntor.

Tableti i prodhuar me bashkëpunimin e Google dhe HTC është një nga pajisjet e para që ka version 5.0 Lollipop të Android, që përfshin një numër madhor ndryshimesh së bashku me një dizajn të ri të ndërfaqes. Me një madhësi ekrani prej 8.9 inç, Nexus 9 është një nga konkurrentët më të afërt Android të iPad i cili po ashtu është i gatshëm për tu porositur, megjithëse do të duhen disa ditë derisa dërgesat të mbërrijnë.

Nexus 9 është e disponueshem vetëm si një model Wi-Fi me hapësirë 16 GB për 399 dollarë dhe 32 GB për 479 dollarë. Një model LTE do të jetë i disponueshëm në javët në vazhdim për 599 dollarë. Tableti aktualisht është i disponueshëm vetëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Me mbërritjen e Nexus 9, në Play Store ranë edhe çmimet e Nexus 7 dhe 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>