Harduer

Tableti OLPC do të dalë në CES 2012

Jan 7 2012
0 Shpërndarje
Tableti OLPC do të dalë në CES 2012

Misioni i OLPC është që të ofrojë një llaptop ose tablet të lidhur me fëmijët të cilët kanë pak apo aspak qasje në edukim për shkak të burimeve të pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për edukim.

“Ne jemi krenarë të paraqesim tabletin XO 3.0, duke treguar dizajnin, veçorinë dhe qëndrueshmërinë që e bëjnë atë një triumfues të natyrshëm për llaptopët tanë të tanishëm, të cikët kanë qenë të shpërndarë tek më shumë se 2.4 milionë fëmijë në 42 shtete dhe në 25 gjuhë,” tha Edward McNierney, i cili është zyrtari më i lartë teknologjik i One Laptop per Child, në një deklaratë.

Njësitë, të cilat kanë një ekran prej 8 inçëve, do të tregohen në CES. Çmimi do të jetë nën 100 dollarë.

XO 3.0 ndërlidh një sistem në çip 1 Marvell Armada PXA618 prej 1GHz, duke ofruar konsumim të ulët për një çmim të ulët.

“Bashkëpunimi me One Laptop Per Child është një rrugë…për të ndihmuar fëmijët në disa nga vendet më të varfra në planet,” tha Tom Hayes, i cili është zëvendës-kryetar i marketingut në Marvell dhe një anëtar i bordit këshillimor i OLPC.

Veçoritë e tjera të OLPC i cili ka rrjetin Wi-Fi janë:

Qarku që ua mundëson mbushjen drejtpërdrejt nga panelet solarë.

Një paraqitje të lexueshme Pixel Qi.

Jetëgjatësi të baterisë nga tetë deri në dhjetë orë.

Mbështetje për sistemin operativ Android dhe Linux.

Llaptopi OLPC doli në shtatorin e vitit 2007./pcworldalbanian

Tags >

CES
Lajmet e fundit>