Harduer

Tableti Surface nuk po shitet aq sa ishte pritur

Mar 16 2013
0 Shpërndarje
Tableti Surface nuk po shitet aq sa ishte pritur

SurfaceTabletit Surface RT dhe Surface Pro nuk po iu shkon puna edhe aq mirë sa i përket shitjeve tek konsumatorët, të paktën jo në masën e parashikuar dhe me siguri edhe të dëshiruar nga ndërmarrja Microsoft.

Sipas Bloomberg, Microsoft-i deri më tani ka shitur 1.5 milionë pajisje Surface, lajm ky i cili bazohet në tri burime që nuk janë bërë publike që kanë “njohuri për shitjet e ndërmarrjes”.

Në mënyrë të pavarur është raportuar që janë shitur më tepër se 1 milion njësi të Surface RT dhe rreth 400,000 njësi të Surface Pro.

Nëse këto shifra jo zyrtare janë të sakta, paraqesin në fakt një rënie në krahasim me atë që ishte pritur nga analistët dhe ka gjasë edhe të vlerësimeve nga vetë Microsoft-i.

Microsoft-i porositi 3 milionë tablet Surface RT, thanë burimet e Bloomberg dhe analisti i UBS, Brent Thrill kishte projektuar që Microsoft-i do të shiste vetëm deri në dhjetor 2 milionë njësi.

Analistë të tjerë, duke përfshirë këtu Detwiler Fenton kishin pritur që të arrihen 600,000 shitje në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>