Harduer

Tableti Surface Pro ka gjysmën e jetës së baterisë së Surface RT

Dec 1 2012
0 Shpërndarje
Tableti Surface Pro ka gjysmën e jetës së baterisë së Surface RT

Tableti Surface Pro me Windows 8 që Microsoft sapo ka prezantuar zotëron realisht gjysmën e jetëgjatësisë së baterisë që disponon Surface me Windows RT si dhe më pak se mesatarja e jetëgjatësisë së Ultrabook-ve.

Ditën e enjte Microsoft-i lajmëroi se çmimet e Surface Pro do të fillonin nga 899 $ për versionin me 64 GB dhe 999 $ për atë me 128 GB. Këtu përfshihet një laps dixhital, por jo një mbulues për tastierën.

Tableti është planifikuar të hidhet në shitje prej janarit. Krahasuar me Surface me Windows RT (499 $ për modelin me 32 GB), Surface me Windows 8 ka disa ndryshime të rëndësishme.

Windows 8 Pro Surface është më i trashë dhe më i rëndë si dhe operon me një procesor Intel Core i5. Ai ka gjithashtu 4 GB RAM. Ekrani është 10.6 inç me rezolucion 1920 by 1080 pixels.

Procesori Intel ofron mundësinë e përdorimit të programeve që i përdoren edhe në kompjuterët desktopë apo laptopë, si për shembull Photoshop apo Firefox.

Procesori që sigurisht harxhon shumë bateri sjell edhe një ndryshim tjetër mes dy tabletëve. Microsoft-i ka deklaruar se Surface Pro disponon gjysmën e baterisë së “vëllait” të tij, pra, koha e llogaritur është rreth katër orë e gjysëm (maksimumi).

Kjo përveç faktit që Surface Pro shfrytëzon hibernate mode për ta ruajtur baterinë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>