Harduer

Tableti Toshiba Encore sjell Windows në një formë më të përshtatshme se Surface

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Tableti Toshiba Encore sjell Windows në një formë më të përshtatshme se Surface

Toshiba-Encore-Landscape-Video-callEkrani i madh i këtij tableti prej 8 inç ka si qëllim të sjell Windows në një formë më të përshtatshme se Surface.

Encore do të punojë me Windows 8.1, versioni më i ri i Windows 8 që do të dal këtë vjeshtë. Windows 8.1 do të suportohet për ekrane të vogla të tabletëve si Encore i Toshiba apo Iconia W3 nga Acer dhe gjithashtu me çmime më të ulta. Encore pritet të dal në shitje këtë nëntor.

Toshiba e pozicionon Encore, si pajisjen më të mirë për punë dhe lojëra, e përshtatur për bisedime me video me një kamera ballore 2-megapiksel dhe vjen bashkë me versionin student të Office 2013.

Ekrani është LCD 1280x 800 dhe peshon më pak se 340 gram. Tableti Encore punon gjithashtu edhe me procesorin më të ri Intel Atom dhe punon me Windows 8, por gjithashtu mund të punojë edhe me aplikacione të vjetra të bërë për Windows 7 dhe XP.

Ka një hapësirë ruajtëse 32 GB, një portë për USB dhe HDMI dhe hapësirë për kartë memorieje. (PCWorld Albanain)

Lajmet e fundit>