Lajmet

Takimet telefonike në lëvizje me iPad

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
Takimet telefonike në lëvizje me iPad

Kjo është  arsyeja përse shitësit dhe  zhvilluesit e aplikacioneve  dhe të softuerit janë duke  punuar me zell për mjetet e  lëvizshme që u nevojiten  njerëzve për punë, veçanër- isht kur është fjala për  takime virtuale.

Mjetet e tabletëve Aktualisht ekzistojnë mjete  të ndryshme për bashkëpun- im online dhe takime për  iPad, por këto të tir janë krye- soret: Cisco WebEx për iPad,  Adobe Connect Mobile dhe Fuze Meeting  për iPad. WebEx është  gjerësisht një nga  platformat më të përdorura për takime  online dhe ka një çmim të arsyeshëm. Cisco  WebEx për iPad u lejon përdoruesve që të  marrin pjesë në mbledhjet WebEx duke për- dorur të gjithë ekranin iPad dhe ofron  mundësi të ndryshme të Voice over IP.  Adobe Connect 8 u lejon shfrytëzuesve që  të marrin pjesë në takime të lëvizshme me  tablet PC. Aplikacioni i Adobe Connect  Mobile ka karakteristika të ngjashme me ato  që gjenden në Cisco WebEx për iPad. Kjo u  lejon të pranishmëve takime dhe metoda  për të krijuar një tablo të përshtatshme të  përmbajtjes së takimit. Fuze Meeting bën të  mundur për një person që jo vetëm virtual- isht të marrë pjesë në një takim përmes  iPad, por edhe të lehtësojë dhe të udhëheqë  prezantimin në takime direkt nga iPad.  Aplikacioni u lejon përdoruesve në takim që  të planifikojnë takime të tjera, të ftojnë  pjesëmarrës dhe të fillojnë të uddhëheqin  takimet pikërisht nga iPad. Organizatori i  takimit mund të ndajë përmbajtjen nga iPad  (duke përfshirë prezantimet nga Apple Key- note dhe Microsoft Power-Point, doku- mentet dhe videot) me të pranishmit në  takim. Aplikacioni Fuze Meeting i iPad  gjithashtu mund të funksionojë si një pult  komandues për të nxitur slajdet dhe përm- bajtjen e prezantimit kur përdoruesi është  fizikisht i pranishëm në sallën e konfer- encës.

Shpenzimet e tjera Një gjë që e ndan Fuze Meeting nga Cisco  dhe Adobe është çmimi. Cisco WebEx dhe  Adobe Connect iPad kërkojnë që prezantue- si në takim të përdorë kopje të licencuar të  programeve bazë të softuerit të prezantimit.  Fuze Meeting kërkon që prezantuesi të ketë  një llogari të Fuze Meeting, edhe pse  regjistrimi i përmendur është falas. Qën- drueshmëria e tabletë PC-ve si mjete biznesi  varet nga aftësia për t’u angazhuar në taki- met aktuale. Me tablet PC-të Android,  Blackberry, Windows 7 dhe WebOS në horiz- ont, iPad së shpejti mund të jetë maja e ajs- bergut. Aplikacionet e takimeve virtuale si  këto do të ndihmojnë ta ngrenë statusin e  tabletë PC-ve si mjete biznesi dhe jo si mjete  ekstravagante të tepruara.

Lajmet e fundit>