Lajmet

Takimi i piratëve në Ballkan

Jul 19 2013
0 Shpërndarje
Takimi i piratëve në Ballkan

Është menduar që në datën 29 korrik të organizohet një event në Sofje ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të vendeve të Ballkanit dhe disa prej figurave më kryesore të komunitetit bullgar të startup-ve duke shërbyer kështu si një mundësi për të krijuar lidhje të rëndësishme.

Ky event i suportuar nga LAUNCHub do të organizohet me qëllim parapërgatitjen për Samitin Europian të Piratëve 2013 (2013 European Pirate Summit) i cili do të zhvillohet në datat 26-27 gusht në Këln.

Pjesëmarrja në event është pa pagesë, por me kusht disponimin e kodit pirat promo. Për të siguruar këtë kod do të duhet të kontaktoni nëpërmjet faqes së Facebook-ut me organizatorët e eventit ose mund të kontaktoni një “pirat” lokal që tashmë e disponon këtë kod.

Numri i rezervimeve për të marrë pjesë në event është i kufizuar deri në 100 prandaj në qoftë se keni interes nuk duhet të humbisni kohë. Sapo të keni siguruar kodin mund të drejtoheni në këtë faqe për të rezervuar biletën.

Sigurisht ashtu si në shumë konferenca të tjera edhe këtu do të ofrohen shumë mundësi për të zhvilluar startup-et madje do të përzgjidhen ato startup-e të cilat do të paraqiten në eventin e radhës në Këln.

Për t’u regjistruar në këtë event paraprak që organizohet në Bullgari mund të regjistroheni këtu. (PCWorld Albanian)

pirat

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>