Biznes

Taksa e parë për përdorimin e IE7

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Taksa e parë për përdorimin e IE7

Ruslan Kogan mund të mos jetë i njohur tek ne, por ai është një ndër sipërmarrësit e pasur dhe individët e parë online në Australi që është vetë-pasuruar nën moshën 30 vjeçare. Ai ka themeluar Kogan.com, që është prodhuesi dhe shitësi i drejtpërdrejt i produkteve elektronike për konsumatorët dhe këtë vit parashikohet të arrijë mbi 100 milionë dollarë shitje. Ky njeri mund të jetë kundër rrymës dhe ai nuk frikësohet ta thotë këtë.

Ajo çfarë ka postuar Kogan përgjatë blogut është “taksa e parë botërore e Internet Explorer 7”, të cilën po e zbaton edhe ndërmarrja e tij. Mund të tingëllojë si shkaka, por Kogan është shumë serioz. Ai nuk e pëlqen softuerin IE7.

Që tani e tutje, Kogan.com do të imponojë një taksë prej 6.8 për qind në të gjitha produktet e blera nga çdokush, për shkak se ata përdorin versionin, të cilin ai e quan: “shfletuesi antik”.

Por, ai nuk dëshiron që t’i “lodhë” përdoruesit, në mënyrë që ata të realizojnë dëshirat e tyre, me përditësime të shfletuesit të tyre. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>