Harduer

Tani edhe manekinë të pajisur me teknologjinë për njohje të fytyrës

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Tani edhe manekinë të pajisur me teknologjinë për njohje të fytyrës

Facebook dhe Google nuk janë ndërmarrjet e vetme me mundësinë për të ju spiunuar juve. Edhe dyqanet me tulla dhe llaç munden gjithashtu, falë disa teknologjive.

Nuk është e fshehtë që ndërmarrjet iu përgjojnë veprimtaritë tuaja online të shfletimit për të ditur se për çfarë jeni të interesuar në mënyrë që ata mund të ju ofrojnë reklama të synuara për të cilat me siguri përkojnë me interesat e juaja.

Tani disa dyqane janë duke përdor një lloj të ri të manekinëve të pajisur me teknologjinë për njohje të fytyrës, raporton The Washington Post.

Ndërmarrja italiane Almax SpA shet një manekin të quajtur EyeSee që ka një kamerë të ndërtuar brenda njërit nga sytë e tij që lidh të dhëna në softuerin për njohjen e fytyrës që mund të tregojnë moshën, gjininë dhe racën e njerëzve duke ecur.

Me të dhëna të këtilla, shitësit me pakicë mund të ruajnë ndërfaqe, paraqitje dhe reklama që më mirë të reklamojnë çfarëdo që një demografikë është duke regjistruar në një vend të caktuar.

Shitësi me pakicë i modës, Benetton, është raportuar që po bën investim në EyeSee, që kushton për më tepër se 5,000 dollarë.

Nëse mendimi për manekinët që ju shohin ju është një shqetësim, ju po ashtu mund të mësoheni me idenë. Ndërmarrjet si Facebook, Google dhe Apple janë mësuar duke e përdorur teknologjinë për një kohë për të identifikuar njerëzit në fotografi.

Përdorimi i njohjes së fytyrës në ueb, ka ngjallur reagime të ndryshme

Jo vetëm kaq, FBI ka filluar që të japë 1 miliard dollarë për sistemin e vet për “Identifikim të Gjeneratës së Ardhshme”, që është një bazë e të dhënave kombëtare që ka pamje të huliganëve, skanime të iriseve të syrit, mostra të ADN-së, incizime të zërit, gjurmët e pëllëmbëve dhe gjëra të tjera biometrike të grumbulluara nga më tepër se 100 milionë amerikanë dhe është synuar për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e kriminelëve.

FBI-ja ka qenë duke e modeluar programin me disa shtete dhe pritet që të jetë në përdorim të plotë në vitin 2014 kur pritet të ketë edhe bazën me të dhëna për gjurmët e gishtërinjve dhe njohjes së fytyrës që përfshin të paktën 12 milionë fotografi të fytyrave të njerëzve.

Facebook, kur lëshoi veçorinë e vet për njohje të fytyrës në mesin e vitit 2011, tha që do t’i ndihmojë përdoruesit që të etiketojnë fotografitë e shokëve dhe anëtarëve të familjes.

Grupet për privatësi u ankuan që ndërmarrja ishte duke grumbulluar të dhëna të reja personale pa kërkuar lejen e përdoruesve.

Përdorimi i njohjes së fytyrës nga ndërmarrjet e uebit, duke përfshirë rrjetin Facebook dhe agjencitë qeveritare kanë rritur shqetësime nga avokatët e privatësisë dhe disa ligjvënës. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>