Lajmet

Tani edhe Mozilla po braktis Adobe Flash Player, ndërkohë HTML5 po shfaqet në horizont

Feb 15 2015
0 Shpërndarje
Tani edhe Mozilla po braktis Adobe Flash Player, ndërkohë HTML5 po shfaqet në horizont

Adobe_Flash_Player_v10_iconNë sajë të një projekti të quajtur Shumway, Mozilla ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e enjte për vazhdimësinë e shfletuesit. Kompania e ka paraprirë këtë veprim dhe tanimë ka ndërtuar një shfletues që punon pa Adobe Flash Player. Flash u lançua një dekade më parë ku përdoruesit mund të luanin lojra, të shihnin video, animacione e grafika që ishin të vështira për tu parë në një shfletues normal.

Shtojca të tilla si Adobe Flash duket se janë në periudhën e daljes në pension duke qënë se Steve Jobs i mbajti larg nga iPhone, YouTube vendosi të operojë në standartin HTML dhe Microsoft që i quan ato një relike. Pak ditë më parë programuesit e Mozilla prezantuan prjektin Shumway, aktualisht i I aplikueshëm për videot guide të produkteve në Amazon vetëm në platformat Windows dhe OS X. Zhvilluesit u shprehën se shumë shpejt do të shtohet mbështetja për faqe të tjera.

Mund t’ju duket një lajm pa vlerë por ky është një hap i rëndësishëm në historinë e uebit. Flash cilësohej popullor në kohën kur shfletuesi Internet Explorer ishte i suksesshëm por Microsoft nuk tregoi më interes për ta përmirsuar atë. Tanimë duket se uebi po hyn në atë periudhën post-Flash, aplikimi i standartit HTML5 është mundësia më e mirë për pajisjet duke filluar që nga smartfonët e deri tek televizorët inteligjent.

Flash Player gjeneron një shtojcë në mënyrë që shfletuesi ta vendosë në funksion por të shumtën e rasteve shfaqin probleme sigurie. Microsoft u përpoq minimizonte numrin e shtojcave në Windows 8, ndërkohë edhe Google po bën të njëjtën gjë por nuk po e braktis Adobe Flash Player terësisht. Ndërtuesit e një shfletuesi janë munduar të lënë pas shtojcat, duke krijuar standarte uebi që kryejnë këto funksione automatikisht. Pavarsisht se Adobe Flash përdorej masivisht në shikimin e videove, nuk ishte i disponueshëm në Android dhe iOS dhe ndoshta kjo po sjell “largimin” e tij. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>