Lajmet

Tani edhe Papa Benedikti XVI ka llogari në Twitter

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
Tani edhe Papa Benedikti XVI ka llogari në Twitter

Vatikani lajmëroi sot se Papa Benedikti XVI tani ka llogarinë e vet personale në Twitter.

Në kohën që profili është i disponueshëm për ndjekje @pontifex, Papa i vërtetë nuk do të postojë azhurnime të reja deri më 12 dhjetor.

Kanali zyrtar në Youtube i Vatikanit doli në vitin 2009, kështu që është paksa e çuditshme pse pritën kaq gjatë për të krijuar llogari në Twitter.

Edhe pse nuk ka bërë asnjë cicërimë ende, profili i tij ka 100 mijë ndjekës vetëm disa orë pasi u krijua. Papa do tu përgjigjet pyetjeve nga besimtarë ose jo, shtoi Vatikani.

Gjithsesi plani i Papës është të postojë mesazhe vetëm të mërkurave dhe jo ditë tjetër. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>