Vëzhgim

Tani Google flet edhe shqip, shton gjuhën shqipe në Google translate

Feb 4 2009
0 Shpërndarje
Tani Google flet edhe shqip, shton gjuhën shqipe në Google translate

Më në fund edhe shqiptarët mund ta shohin gjuhën shqipe në Google translate. Mes shtatë gjuhëve që Google i ka shtuar së fundi në fjalorin e saj është edhe gjuha shqipe që sipas Google flitet prej 9 deri 13 milionë njerëzve.

Më herët Google kishte paralajmëruar se së shpejti do të shtonte edhe shtatë gjuhë të tjera në fjalorin e saj dhe shtimi i gjuhës shqipe në Google translate sot u bë një realitet, prej të cilit shqiptarët mund të përfitojnë shumë.Përkthimi nuk është edhe aq mirë ngase fjalët përkthehen në shqip bukfalisht dhe jo rrallëherë mungon radhitja e duhur e fjalëve. Por më e rëndësishmja është se ju megjithatë mund ta kuptoni tekstin e përkthyer. Ndërsa me kalimin e kohës pritet që të përmirësohet edhe kualiteti i përkthimit.

Ndërkohë gjashtë gjuhët e tjera të shtuara në Google translate janë edhe estonishtja me 1.1 milion folës, gjuha gale (dialekt i portugalishtes) me 3-4 milion folës, hungarishtja me 15 milionë folës, gjuha malteze me 300-400 mijë folës, tailandishtja me 60-65 milionë folës dhe turqishtja me 63 milionë folës.

Lajmet e fundit>